Jemi në ditët e para të pranverës dhe turistët si ditën ashtu edhe natën, shfrytëzojnë motin e kthjellët për të vizituar qytetin tonë.
Por si gjithmonë jemi ne ata që nuk dimë t’i shfrytëzojmë këto mundësi dhe ajo çfarë u ofrojmë turistëve janë mbeturinat, infrastuktura e amortizuar e më e keqja rrugë të pandriçuara.
Një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e Star Plus ku duket qartë rruga “Marie Shllaku” në Shkodër, e cila gjendet në errësirë të plotë.
Qytetari thotë gjithashtu se kjo situatë vazhdon prej dy netësh dhe askush nuk është kujtuar të ndërhyjë.
Shpresojmë që përmes këtij publikimi, disa punonjës institucionesh në qytetin tonë, të kujtohen se për çfarë e marrin rrogën.
/ Star Plus TV /