Denoncimi i datës 01.10.2016 në Star Plus:
Qytetarët e Shkodrës raportojnë pranë redaksisë së Star Plus TV, probleme dhe fenomene negative që ndodhin në qytetin tonë. Pranë zonës së quajtur “Te Dollari” është hapur që pusetë që në orët e para të mengjesit, e cila po shqetëson jo pak kalimtarët dhe pronarët e bizneseve përreth. Arsyeja është se si pasojë po shpërndahet një aromë tepër e keqe, pasi puseta është e ujërave të zeza. Lëvizja e automjeteve po e bën më shqetesusese këtë situatë, pasi ato e përhapin më tej aromen, që raportuesi thotë se është e padurueshme. Qytetari përmes denoncimit në radaksinë tonë, u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa. Pas këtij denoncimi kanë reaguar edhe institucionet përgjegjëse dukë bërë të mundur riparimin e dëmit të shkaktuar. Shpresojmë që edhe në rastë të tjera, reagimi të jetë kaq i shpejtë.
/ Star Plus TV /