Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili kishte shkuar para banesës së ish-bashkëshortës së tij në fshatin Kuqan dhe e ka kërcënuar.

Në pranga u vu Romeo Sejdini 37 vjeç, i cili u denoncua ish-bashkëshortja e tij.

“Shtetasja S.M, ka njoftuar policinë, ku shërbimet e policisë kanë mbritur në kohë duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të sipërpërmendur.

Shtetasit Romeo Sejdini gjatë kontrollit personal të bërë nga shërbimet e policisë, para banesës së ish bashkëshortes, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë tip “T.T” me 8 fishekë”, sqaron policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikulli paraprakRRËFIMI I BABAIT TË 13-VJEÇARES: I KANE LIDHUR DUART ÇUPËS DHE FUTUR LECKË NË GOJË
Artikulli tjetërDROGË NË LOJËRAT E FATIT, GODITET BANDA SHQIPTARE ,5 NË PRANGA