Një 28-vjeçar denoncoi se u dhunua në komisariatin e Pogradecit nga efektivët e policisë.
28-vjeçari, Ilir Bego denoncon efektivët e komisariatit të Pogradecit për dhunë fizikë.

‘Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit.
Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah.

Më mbajtën në komisariat për 9 orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët.
Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.

Bego ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.

Për këtë rast ka reaguar edhe policia, duke dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. Policia njofton se: 28-vjeçari përpara ambientit të Komisariatit të Policisë Pogradec i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë. Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Sipas policisë, shkak për këtë veprim sipas deklarimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjësi i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme.

Artikulli paraprakRAMA: MASA TË REJA PËR MJETET LUNDRUESE
Artikulli tjetërTONIGHT – VOLTANA ADEMI