Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë,

të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakOPERACIONI ANTI-DROGË, ARRESTOHEN PESË SHQIPTARË NË PAVIA
Artikulli tjetërLIDHJE ME ISIS, ITALIA PËRZË SHQIPTARIN