Policia vendore e Shkodrës por jo vetëm edhe vetë bashkia Shkodër kanë vepruar ndaj drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Shkodër Gentian Ibro. Ky i fundit pak ditë më parë u përfshi në një sherr fizik me inspektoritn e tij Naim Deniku.
Burime pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se tashmë drejtori Gentian Ibro është proceduar në gjendje të lirë ndërsa për të janë referuar materialet në prokurorinë e Shkodrës. Akuza që rëndon mbi drejtorin Ibro është ajo e shpërdorimit të detyrës.
Policia vendore por edhe prokuroria kanë marrë dëshminë e inspektorit Naim Deniku por ndërkohë nga sa mësohet po punohet për të mbledhur informacion edhe në rrugë operative për rastet e mundshme të korrupsionit në të cilin dyshohet se është përfshirë drejtori Ibro.
Disa prej këtyre rasteve janë denoncuar në Star Plus nga qytetarë të ndryshëm të cilët pretendojnë se drejtori Ibro është i përfshirë në korrupsion. Tashmë organi i akuzës po heton më tutje rreth këtij rasti.
Nga ana tjetër mësohet se edhe bashkia Shkodër ka vepruar ndaj drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro. Bashkia e ka pezulluar drejtorin deri në përfundimin e hetimeve ndaj për akuzën “shpërdorim detyre”.