Holanda kohët e fundit ka deportuar 50 shtetas shqiptarë nëpërmjet një fluturimi të veçantë në Tiranë, raporton agjensia e lajmeve ANP.
Prej tyre, katër jetonin ilegalisht në Belgjikë dhe pjesa tjetër ishin në Holandë. Shumica ishin mbajtur në qendrat e deportimit.
Qindra shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Holandë, por rastet e tyre nuk kanë asnjë shans për sukses, sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Holanda dhe Shqipëria ranë dakord në 2016 për të punuar së bashku në deportimet masive.
Në fillim të vitit 2016, shqiptarët përbënin grupin më të madh të të sapoardhurve që kërkonin statusin e refugjatëve në Holandë. Dhe në shtator të atij viti, ministria e drejtësisë hoqi pagesën prej 200 eurove që qeveria i kishte paguar të gjithë azilkërkuesve.