Një shqiptar i deportuar nga Franca bashkë me 120 persona të tjerë që i ishte refuzuar azili, ka mundur të arratiset mbrëmë sapo ka mbërritur në Rinas, nga frika se do të zbulohej prej policisë.
Arnold Canameti 20 vjeç nga Burreli ishte në kërkim për vjedhje. I riu u kthye në grup bashkë me shqiptarët e tjerë, të gjithë të kthyer nga autoritetet franceze. 20-vjeçari ka shfrytëzuar momentin kur efektivët e policisë po bënin verifikimet e të kthyerve për t’i intervistuar më tej, dhe është arratisur pa lënë gjurmë. Policia kuptoi se Arnold Canameti ishte arratisur, kur në mesin e turmës thirri emrin e e tij për të kryer procedurat, por i riu nuk është përgjigjur. Policia po punon për kapjen e tij. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetimet për rastin në fjalë me dyshimin se mund të kenë qenë të përfshirë edhe policë që i kanë lehtësuar “punën” Canametit të arratiset, ndërsa materialet procedurale do t’i dërgohen më tej prokurorisë.