Problemet psikologjike kanë filluar të shfaqen dendur edhe tek fëmijët. Për fatin e keq, depresioni ka filluar të jetë një shqetësim jo i vogël për moshat e vogla.

Sipas psikiatres Kledi Bala, pothuajse të gjithë preken nga problemet me depresionin. Edhe të rriturit shpesh herë deklarojnë për trauma dhe mungesë të theksuar të lumturisë që në vegjëli. Problematikat e depresionit shfaqen në mënyra të tjera nga fëmijët më të rritur dhe sidomos nga adoleshentët. Këta të fundit shfaqen edhe përmes ankesave fizike dhe mos shoqërimi me njerëzit, etj.

Depresioni njihet si një sëmundje që prek kryesisht moshat e mëdhaja, por jeta dinamike e viteve të fundit ka bërë që kjo sëmundje të shpërndahet me nivele jo të vogla edhe në moshat e vogla. Kjo ka bërë që shumë prindër të detyrohen të kërkojnë ndihmë nga specialistët.

Artikulli paraprakVDEKJET E PAPRITURA NË MOSHAT E REJA
Artikulli tjetërFALJA E TAKSAVE TË AUTOMJETEVE, VIJOJNË PROÇEDURAT