Deputetet e Partise Demokratike dhe kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi kane vizituar mengjesin e se henes familjen e Florenc Beqiraj i cili u nda nga jeta diten e premte ne rethana ende te paqarta.
Deputetet e Kryebashkiakja kerkojne qe shteti te zbardhe ngjarjen sa me pare dhe te zbulohen shkaqet qe sollen vdekjen e parakohshme te 23-vjeçarit ne France. Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar ishin vetë familjarët e tij që hedhin dyshime të forta. Sipas tyre Florenci mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë, pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre.
Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para 6 ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille. dhe me pas mjeket kane kerkuar heqjen e aparaturave qe e mbanin Florencin ende ne jete.