Deputetët e Sali Berishës dhe ata të Enkelejd Alibeajt janë bërë bashkë dhe kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit për të zhvilluar interpelancën për McGonigal. Spiropali iu përgjigj duke thënë se e kanë humbur toruan dhe e kanë kthyer Kuvendin në një Pazar.
“Opozita ka humbur toruan dhe shkruan skenarë. Ky është një mision i pamundur, këta humbës serialë që po gjejnë shkak për humbjet e tyre të radhës. Është më keq nëse mendojnë se u ka rënë lotaria me atë non grata që kanë në krye.
Të gjitha për një qëllim, krijimin e një realitet paralel, që edhe nëse nuk e beson njeri ta përdorin për të jetuar vetë në politikë. E kanë kthyer kuvendin në një Pazar të gjësë së gjallë. Punë me ju nuk kemi më, do ketë votuesi më 14 maj.