Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot, ndërsa pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online.
23 deputetët të opozitës të përjashtuar po tentojnë të futen në sallën plenare. Flamur Noka i ka hedhur miell punonjësve të Gardës.
Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.