Edhe kjo seancë plenare duket se nuk do të jetë e qetë. Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se; do ju vijë fundit.

Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo.

Artikulli paraprakPËRPLASJE NË KUVEND/ GARDA KONTROLLE NË ÇANTAT E DEPUTETËVE, JA NJË TJETËR MOMENT I PËRPLASJES ME OPOZITARËT
Artikulli tjetërSEANCA NIS ME KAOS! RITHEMELIMI MBLEDH KARRIGET NË FOLTORE DHE NDEZ TYMUESE