“Terror qeveritar, tatimor dhe policor”- e ka quajtur deputeti i partisë demokratike Helidon Bushati aksionin e ndërmarrë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve për kontrollin e bizneseve në qytetin e Shkodrës.
Deputeti Bushati bashkë me deputeten Irma Kopliku panë nga afër me dhjetra dyqane që në qendër të qytetit kishin ulur qepenat.Deputetja Kopliku tha se qeveria nuk do t’ia për qytetarët e Shkodrës.Deputetët e partisë demokratike lënë të nënkuptohej se shumë shpejt mund të ketë protesta kundër qeverisë.Deputetët e PD vizituan bizneset duke qenë në mbështetje të atyre që kanë mbyllur qepenat, që janë gjobitur apo subjektet ku kishte sekuestrime që sipas opozitës janë të padrejta dhe arbitrare.