Deputetët e Partisë Demokratike kanë hyrë forcërisht brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e sw shtunes,
pas shoqërimit të protestuesve të dhunshëm. Futja e beftë e deputetëve Gent Strazimiri, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu është shoqëruar me momente tensioni.
Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie të cilin e ka shtyrë dhunshëm. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të PD.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Noka e justifikoi veprimin e tij me arrogancën e drejtuesve të policisë, të cilët nuk i kishin pritur deputetët e opozitës, por sipas tij rrinin në zyrë dhe pinin vodka dhe whisky.