Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, kanë debatuar me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend. Ato nuk janë lejuar që të futen në seancë.
12 deputetë janë përjashtuar nga seanca plenare për shkak se në seancën e kaluar ata kanë bllokuar foltoren e kanë shkaktuar kaos në Kuvend. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.