Komisonet Parlamentare që deri dje drejtoheshin nga PD-LSI, duket se do t’u kalohen deputetëve të rinj.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Komisionin për Integrimin Europian, deklaroi se drejtimi i komisionit do të vazhdojë t’i besohet opozitës.
“Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita dhe do vazhdojë të drejtohet nga opozita.
Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja.
Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni”, tha ndër të tjera Balla.