Në orën 21:28 minuta të së enjtes, 63 deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ngritën në parlamentin shqiptar kartonin e gjelbër të votimit duke marrë pjesë kështu në miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.463 datë 22.

9. 2011 ‘për menaxhimin e integruar të mbetjeve’ i ndryshuar”; ligj i cili i hap rrugën importimit të mbetjeve në Shqipëri. Të revoltuar nga injorimi i zërit qytetar, që gjatë gjithë ditës i kishte kërkuar deputetëve të mos e votonin ligjin, të cilin ata e cilësuan si “mafioz” dhe “shkatërrimtar për shëndetin dhe turizmin e vendit”, një grup i vogël protestuesish vendosën të vepronin. Veprimi ka perfshire edhe Shkodren. Kazane te mbeturinave, sot ne disa akse te Shkodres mbajne emra politikanesh, te kryeministrit te vendit dhe deputeteve te parlamentit shqiptare. Kjo vjen sin je lloj reagimi ndaj ketij ligji qe i hap rruge importit te mbetjeve ne Shqiperi Nga viti 2011 deri në vitin 2013, Shqipëria u përfshi nga një debat i gjerë kundër ligjit të importit të mbetjeve të riciklueshme, të cilën qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vendosi ta çojë për miratim në parlament, por që u tërhoq disa muaj përpara referendumit popullor që mblodhi 65.000 firma. Në mëngjesin e 24 shtatorit, Shkodra u zgjua me kazanë plehrash ku janë mbishkruar emrat e disa prej deputetëve që votuan pro miratimit të ndryshimeve që do t’i hapin rrugë importit të plehrave në Shqipëri nga vendet e huaja.

Artikulli paraprakIU DOGJ SHTËPIA, KËRKOHEN DËMSHPËRBLIMET E MBETURA
Artikulli tjetërFAMILJA HOTAJ, APEL PËR NDIHMË DHE MBËSHTETJE