Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër Agron Çela sipas burimeve i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë arritur një marrëveshje të përbashkë duke bërë që të kalojë në radhët e PS. Agron Çela ka mandatin e tretë në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë. Një prej arsyeve kryesore e kësaj zhvendosjeje është djegia e mandateve nga LSI si dhe disa pakënaqësi të tjera edhe nga PD me të cilën Partia e Lirisë është në koalicion.

Në këtë mënyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit deputeti Çela do të mbështesë në Shkodër Benet Becin i cili pritet që të jetë kandidat për bashkinë Shkodër në radhët e PS përballë kandidatit të PD, kryetarit aktual të bashkisë Shkodër Bardh Spahia si dhe kandidatit tjetër demokrat që pritet të jetë Xhevdet Amuli. Kjo lëvizje e deputetit Çela pritet për t’u parë se çfarë do të sjellë sepse më përpara mbështeti kandidatin Spahia që fitoi zgjedhjet e 6 marsit të këtij viti.

Artikulli paraprak“NDËRMENDJE” RIKTHEN NË SHKODËR ELDA LARON PAS 30 VITESH
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 82- VJETORI I VDEKJES SË AT GJERGJ FISHTËS