Deputeti anglez i Partisë Konservatore Henry Smith, drejtues i Komisionit të Jashtëm në parlamentin britanik deklaroi nga Shkodra se takimin me kreun e PD Sali Berisha e ka bërë pasi nuk ka fakte për shpalljen Non Grata nga Britania e Madhe.

Duke folur pas një vizite në muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës sëbashku me kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia, deputeti anglez deklaroi se socializmi nuk funksionon.

I pyetur rreth emigracionit masiv të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, deputeti Smith deklaroi se duhet që qeveria shqiptare të luftojë korrupsionin në mënyrë që shqiptarët të mos largohen.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se do vijojë bashkëpunimin me deputetët anglez si një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.

Deputeti anglez Henry Smith u njoh nga afër me muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër i cili shërbeu si një burg ku mijëra qytetarë vuajtën tortura nga më të ndryshmet në atë vend gjatë komunizmit.

Artikulli paraprakTRITOLI, DEPUTETËT E PD NË BANESËN E NDRECËS
Artikulli tjetërPREZANTOHET ANTALOGJIA DYGJUHËSHE “TË GJITHË TANËT”