Deputeti i PS Arben Pellumbi duke folur nga Shkodra pas nje mbledhje te PS atje si pjese e grupit te punes per ristrukturimin e PS Shkoder deklaroi se nuk mund te kete zgjedhje ne Shqiperi pa ndryshuar Kodin Zgjedhor ndersa tha se levizjet e Bashes i sheh si nje terheqje nga veprimet ekstreme:
“Jemi dore e shtrire per te bashkëpunuar me opoziten. Nuk mund te kete zgjedhje qofte edhe te 2021 nese nuk materializojme ndryshimet e kodit zgjedhor qe jane kerkuar te pakten nga OSBE. Rruga e ketyre ndryshimeve per kodin zgjedhor kalon permes komisionit ne parlament. Basha mori akt ekstrem qe rezultoi i deshtuar.
Duhet te kerkojne falje per are qe bene pastaj te heqin ultimatumet dhe levizjen e Bashes e shoh si nje terheqje nga ultimatumet. Qe ta kalojme ne cfaredo lloj zgjedhjesh kemi nevoje per kod te ri zgjedhor dhe pa instaluar kulturen qe humbesi ti jape doren fituesit dhe ta lejoje fituesin te bej qeverisjen e tij ne nuk mberrijme ne ndonje gje.
Nuk eshte as kodi dhe as sistemi ai qe i ben nje pal zgjedhje me te mire ose me te keqija. Eshte menyra se si ne i zbatojme dhe se si ne sillemi diten e neserme, a veme Shqiperine apo partine mbi te gjitha”
Ne mbledhjen e PS Shkoder pati edhe debate per punesimet, legalizimet, drejtoret rajonal qe disa nuk jane emeruar ende dhe nuk pranojne ti sjellin nga qytete te tjera duke i cilesuar normale debatet.
Lidhur me situaten ne bashkine Shkoder tha se nuk mund te kete zgjedhje te pjesshme pa patur nje date te dekretuar nga Presidenti
“Riorganizimet edhe per debatet behen dhe takimi kishte ne qender riogranizimin. PS ne gjithe Shqiperine eshte ne proces zgjedhjesh dhe per kete sherbente kjo mbledhje ne Shkoder. Eshte krejtesisht normale qe te kete debate sepse forcat politike jane organizime vullnetare dhe ka arsye te caktuara qe e bejne kete.
Nuk perjashtohet mundesia qe individe te caktuar te kene probleme personale. Situata ne bashkine Shkoder duhet te marre zgjidhje permes Presidentit te Republikes duke shpallur nje date per zgjedhje te pjesshme ne bashkine Shkoder, rruge tjeter nuk ka“-tha deputeti Pellumbi.
Ne mbledhje ishin edhe deputeti Luan Harusha, Senida Mesi, Klotilda Ferhati dhe kryetarja e keshillit bashkiak Brisela Kadia