Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD kanë nisur aksionin për marrjen e kontrollit të PD dhe selisë blu.
Berisha tha se deputeti Basha do të njoftohet zyrtarisht me vendimin suprem të referendumit për shkarkimin e tij si kryetar i PD.
Berisha: Ti komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anërtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizimit siç ishte referendumi i datës 18 dhjetor. Ky akt ishte ratifikimi i shkarkimit për cilin vendosën me votë të fshehtë 4446 delegatë të Kuvendit të thirrur nga anëtarësia me 12 dhjetor 2021.
Si një akt protokollar dhe jo detyrim, sepse është shpallur para gjithë shqiptarëve, deputetit Basha do ti dëgohet një shkresë ku do të njoftohet me shkrim për këtë vendim.
“Open Balkan mbjell konfliktualitet”, Berisha i drejtohet Bashës si ish-kryetar i opozitës dhe Lulzim Brava
Ndërsa 44 mijë anëtarët e PD që votuan me 18 dhjetor për të gjithë shqiptarët në Shqipëri e kudo që ndodhen Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë hezitim.
Ai paralajmëroi Bashën që ti bindet rezultatit të referendumit pasi siç tha ai, anëtarësia e PD është e vendosur për zbatimin e vendimit.
Berisha: Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm ti kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit nga forcat politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim. Komisioni i Përkohshëm do bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit.
Një thirrje pati dhe për deputetët e rreshtuar krah Bashës.
Berisha: Ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të ganxhuar nga interesa të ndryshme, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila është zgjedhur deputet dhe të marrë vendimet e duhura
.Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndaj atyre të cilët kanë derdhur lumenj djerse për mandatin e këtij apo asaj deputetje. I garantoj se do të gjejnë një PD krejtësisht tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto 2 muaj, një PD të njerëzve të lirë, të deputetëve, drejtuesve, anëtarëve të lirë. Në emër të Komisionit i mirëpres ata.