Deputeti Agron Çela i ka rezervuar një pritje nënkapionit të Europës në peshëngritje Antonino Mullisit së bashku me trajnerin e ekipit kombëtar Artur Lagja, presidentin e federatës së peshëngritjes Elez Gjoka, ndërsa të pranishëm ishin kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou dhe legjenda e peshëngritjes Asim Belinova. Ai e përgëzoi Mullisin për këtë arritje dhe të gjitha rekordet që ka shënuar në këto vite, duke dëshmuar se është një pinjoll i denjë i peshëngritjes shkodrane, që me punë dhe përkushtim do të vijojë të bëjë krenar shqiptarët.

Çela premtoi se do të vijojë të jetë një mbështetës i pakursyer i sportit dhe i talenteve të reja që bëjnë krenar Shkodrën dhe Shqipërinë.

Peshëngritësi Mullisi duke falënderuar deputetin Agron Çela për këtë pritje, premtoi se do të vazhdojë të punojë për të shënuar të tjera rekorde.

Në Europianin e te rinjve në Selanik të Greqisë, Mullisi doli nënkampion, ndërsa ka arritur njëkohësisht të thyejë edhe tetë rekorde kombëtare të kësaj moshe dhe madje, në dygarësh ka arritur një sukses historik, duke ngritur plot 60-kg më shumë se rekordi i mëparshëm. Antonino Mullisi është një peshëngritës që premton shumë për të ardhmen dhe me siguri që ky është vetëm fillimi i një karriere shumë të suksesshme.

Artikulli paraprakNDOCAJ NË TRYEZËN E HARKUT OPOZITAR EUROATLANTIK
Artikulli tjetërDHA DOREHEQJEN PAK MUAJ ME PARE, REAGON TAULANT DIBRA: DO VIJOJ BASHKEPUNIMIN ME Z. BECI