Hapja e dyerve të Xhamisë së Namazgjasë 🕌, është një nga lajmet më të bukura të këtij tetori jo vetëm për besimtarët mysliman, por për çdo qytetar të Shqipërisë, tokës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. I lumtur të isha pjesë e kësaj ceremonie dhe e një takimi të veçantë me presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama. I shpreha falenderimet e mia presidentit Erdogan për këtë dhuratë që i ka bërë popullit tonë, por edhe për të gjithë mbështetjen e dhënë në vazhdimësi Shqipërisë. Kjo Xhami në zemër të Tiranës, i shton edhe më shumë bukurinë kryeqytetit shqiptar dhe vlerave që mbartin si komb, që ndër shekuj na kanë dalluar mes kombeve tjera.

https://www.facebook.com/share/p/As4TJfgd22YTzcmM/?mibextid=WC7FNe

Artikulli paraprakURAGANI MILTON GODET FLORIDAN/ RËNDOHET BILANCI, 10 PERSONA TË VDEKUR NGA STUHIA
Artikulli tjetërKUPA E SHQIPËRISË/ NDESHJET E FAZËS 1/32 LUHEN MË 16 TETOR