Më 20 nëntor bëhen 3 vjet pa Sokol Olldashin, që humbi jetën në një aksident tragjik.

Një nga miqtë e tij të ngushtë ishte dhe Astrit Patozi, i cili ka vendosur ta përkujtojë mikun e tij duke i kënduar me kitarë, një pasion dhe i vetë Olldashit. “Nata të mori me errësirën e saj/Nëna jote po shkrehet në vaj/ Ti ike larg, në qiell fluturove/na braktise, na pikëllove”, nis kënga teksti i së cilës mendohet të jetë shkruar nga vetë Patozi. Vargjet për mikun e tij vijojnë me “po ti nuk do trishtimi të na ndaj, ëndrra nuk ndalet…”. “Një dhimbje pa zë”, shprehet Patozi për mikun e tij, ku shfaq dukshëm dhe trishtimin për mungesën e një njeriu me shumë vlera që dhe cigaren “ashtu se ndez më”. Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal më 20 nëntor 2013.

Artikulli paraprakTRONDITET KONEMATOGRAFIA, VETËVRITET AKTORJA E FAMSHME
Artikulli tjetërPËRJETIMET E NJË AKSIDENTI, “ATO MOMENTE MENDOVA S’KA ZOT!”