Deputeti gjerman: Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për negociatat
Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum në një deklaratë për mediat deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për integrimin. Deklarata ‘Mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit drejt BE. Ne duam që negociatat mes Shqipërisë dhe BE të hapen kur të plotësohen kushtet. Përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria, ka arritje mbreslënëse. Shqipëria ka pasur progres në vitet e fundit, shumë është arritur nga qeveria aktuale, por edhe qeveritë e mëparshme. Ne do të mbështesim të gjitha qeveritë, të cilado partie qofshin ato. Nuk janë plotësuar kushtet themelore për hapjen e negociatave. Duke filluar nga Reforma në Drejtësi, e cila u miratua, por Kushtetuesja pezulloi ligjin e Vettingut. Sot është e paqartë se kur do të futet në fuqi Reforma në Drejtësi, deri tani ky prioritet kyç nuk është përmbushur. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, krahasuar me progres raportin e 2015, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres, deri tani nuk janë përmbushur edhe këto prioritete. Përsa i përket dekriminalizimit, rezultatet janë të pamjaftueshme. Për këto arsye, grupi i CDU do të rekomandojë të mos miratohet celja e negociatave deri në plotësimin e kushteve. Nuk është vetëm një vend që shprehet kundër celjes së negociatave, por është emërtimi i asaj që duhet të realizohet. Nëse do të përmbushen pritshmëritë deri në raportin e ardhshëm në pranverë 2018. Forcat politike duhet të bashkohen të gjitha bashkë, pasi është një përgjegjësi ndaj kombit, integrimi i Shqipërisë. Grupi i CDU do të marrë vendim vetëm, pasi të jetë publikuar raporti i progresit të KE në 2018. Reforma në administratën publike duhet të zbatohet në praktikë, ka arritje, por ka ende shumë për t’u plotësuar. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet në praktikë, 800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kalojnë në Vetting.