CDU/CSU sqaron deklaratën e dy deputetëve të këtij grupimi politik gjerman, në lidhje me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve elektorale të 30 qershorit 2019 në Shqipëri.

Mark Hauptmann, deputet i parlamentit gjerman, në një deklaratë për mediat, thotë se si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

“De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, thotë deputeti gjerman.

Deklarata e plotë e dpeutetit gjerman
“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.”

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche Ëelle”-n, dy deputetët Johann David Ëadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore.

Artikulli paraprakANTITERRORI PROCEDON TIFOZIN, BËNTE THIRRJE ANTIKOMBËTARE NË NDESHJEN LAÇI-TIRANA
Artikulli tjetërBASHA: KURRË PAZAR ME TË KEQEN, LARGIMI I RAMËS I PANEGOCIUESHËM