Edhe deputeti i Qarkut të Shkodrës Luan Harusha ndodhet në Shkodër ku po shpërndan libra falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri tek e katërta.

Paraditen e kësaj të shtune deputeti Harusha vizitoi shkollën 9-vjecare “Isa Jakupi” në Dobrac, ku realizoi shpërndarjen e librave për 30 nxënës.

Kjo iniciativë është e qeverisë thotë Harusha i cili më parë ka qënë edhe nëpër disa shkolla të tjera 9-vjecare të qytetit ku ka shpërndarë edhe aty libra falas për nxënësit.

Ndërkohë deputeti Luan Harusha tha se qeveria ka në prioritet arsimin, teksa u shpreh se edhe bashkia e Shkodrës duhet të ndërhyrjë nëpër këto shkolla sepse nuk është vetëm në kompetencën e qeverisë dhe ministrisë së arsimit.

Vendimi i qeverisë lehtëson më tepër familjet në vështirësi ekonomike pasi nuk do të paguajnë para për botimet shkollore për fëmijët e tyre në fillore.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, LIBRI MË I FUNDIT ME TITULL “NË TWITTER ME ZOTIN”
Artikulli tjetërBUSHATI NDAN LIBRA FALAS NË SHKODËR