Debatet e forta kanë shoqëruar dhe Komisionin e Integrimit, ku deputetët e PD janë ndalur sërish te akuzat ndaj Agron Xhafajt, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë debatit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka paralajmëruar përgjime të reja nga PD.

Spaho ka deklaruar se deri ditën e shtunë, kur opozita e bashkuar do të dalë në protestë, do të dalin përgjime të tjera, që sipas tij, tregojnë si bëhen trafiqet e drogës.

“Deri diten e shtune do te keni përgjime te tjera ku do tregohen se si bëhen trafiqet e drogës.”

Pjesë nga debati:

Balla: Nuk ka ndodhur në asnjë vend të BE që ka qenë në këtë fazë që jemi ne, të ketë pasur një opozitë si kjo

Spaho: Nuk ka pas një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën.

Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaçeve

Spahia: Fol për drogën, për Fatmir Xhafajn

Balla: Pusho, kur flas unë këtu nuk flet njeri. Për Fatmir Xhafajn do flas se po ju godet aty ku ju dhemb më shumë. Ka vetëm një person që quhet Sali Ram Berisha që është regjisori

Artikulli paraprakKRYETARI I KËSHILLIT TË QARKUT TË ABRUZZOS, VIZITË NË SHKODËR
Artikulli tjetërKUR DO TË PËRFUNDOJË RRUGA E VELIPOJËS?