Partia Demokratike i quan farsë konkurset për drejtorë të spitaleve rajonale të vendit.

Deputeti Bardh Spahia thotë se konkursi për drejtuesit e spitaleve të Shqipërisë është vetëm një fasadë. Në një status në Facebook, anëtari demokrat i Komisionit të Shëndetësisë sqaroi se, në të vërtetë, ata janë emërime politike të eskponentëve të Partisë Socialiste ose të lidhur me pushtetin e saj. Postimi i Bardh Spahisë: 1.Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar. 2..Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.

3. Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj. 4.Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko. 5.Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj. 6.Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka. 7.Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS. 8.Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj. 9.Në spitalin e Tropojës është emëruar anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika.

Artikulli paraprakLUFTË ME ARMË ZJARRI MES POLICISË DHE TË KËRKUARIT
Artikulli tjetërTONIGHT – 21.11.2017