DOSHI DO TË PARAQITET PËRPARA GRUPIT HETIMOR RRETH ORËS 10:00 TË PARADITES. Tom Doshi pritet të merret në pyetje ditën e premte nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në lidhje me atentatin që dyshohet se ishte organizuar ndaj tij. Sipas burime prane prokurorise se krimeve te rende Doshi do të paraqitet përpara grupit hetimor rreth orës 10:00 të paradites, për t’iu nënshtruar pyetjeve të shumta.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi deputetit Doshi të paraqesë të gjitha provat që ka në lidhje me pretendimet e ngritura. Deputeti i Shkodrës tha se disponon prova materiale që vërtetojnë akuzat  për eliminimin e tij fizik. Bëhet fjalë për një video 37 minutëshe, ku Doshi thotë se personi i paguar për vrasjen e tij, tregon me detaje të gjithë planin për vrasjen e tij dhe të deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, të nisur rreth 5-6 muaj më parë. Deputeti i thotë se shqetësimin e tij ia ka bërë të ditur Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por ata nuk bënë asnjë përpjeke për marrjen e masave. Sipas Doshit, personi që kërkon eliminimin e tij dhe Fufit ishte Ilir Meta. Ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me akuzat e rënda.

Artikulli paraprak“SPITALI NË KOPLIK E PUKË TË BËHEN QENDRA SHËNDETËSORE”
Artikulli tjetër8 MILIONË LEKË PËR AKTIVITET KULTURORE