Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 2021 po afrojnë gradualisht Partia Socialiste e sheh veten më të fortë se kurrë.

Deputeti i PS Alfred Peza shprehet se në krizë është opozita që ka preferuar të jetë jashtë gjithë sistemit politik dhe se vetmja forcë që jep garanci sipas Pezës është Partia Socialiste, deklaratë që e bëri pas zgjedhjeve në PS Vau Dejës.

Deputeti Peza shprehet se nuk është mazhoranca ajo që po e vonon reformën zgjedhore ndërsa thotë se dora e shtrirë për opozitën zyrtare, pra PD, LSI dhe aleatët e tyre është e shtrirë për të marrë pjesë qoftë në reformën zgjedhore por edhe në tryezën e dialogut politik për të kapërcyer këtë kaos ku ndodhemi.

Partia Demokratike dhe LSI akuzojnë mazhorancën se po zvarrit procesin e reformës zgjedhore ndërsa opozita ka deklaruar se shumë shpejt do të bëjë të ditur propozimet për reformën zgjedhore por më parë kërkohen zgjedhjet të parakohshme vendore dhe parlamentare.

Artikulli paraprakMASA E SIGURISË PËR ABUZUESIT ME NDËRTIMET, NJË NGA TË PANDEHURIT NDIHET KEQ NË SALLËN E GJYQIT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KRISTJAN SHKRELI KONFIRMOHET KRYETAR I PS