Prenga humbet Lagunën e Patokut Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin

Familja e deputetit socialist, Armando Prenga humbet licencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ i marrë gjatë kësaj të enjte. Apeli la lë fuqi vendimin e Shkallës së Parë i marrë kohë më parë. Një vit më parë, më 5 shtator 2015, deputeti Armando Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur pranë komisariatit të Policisë në Laç me përfaqësues të familjes Çali dhe shkak ishte shfrytëzimi i Lagunës. Pas kësaj ngjarje, deputeti Prenga u shoqërua në polici, ndërsa Gjykata e Lartë e la atë në “arrest me burg”. Po kjo gjykatë ndryshoi masën e sigurisë ndaj Prengës më 20 shkurt 2016, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”. Masa ndaj Prengës është në fuqi edhe sot.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI,JA PROKURORET E AKUZUAR NE DY VITET E FUNDIT
Artikulli tjetërSHITET BANKERS,KOMPANIA NJOFTON MARREVESHJEN ME GEO JADE