Deputeti shqiptar i Belgjikës letër Hahn: Greqia të ndal kërcënimet!

Deputeti me kombësi shqiptare në Parlamentin Evropian, Amet Gjanaj, i ka dërguar një letër komisionarit të zgjerimit në BE, Johannes Hahn, përmes të cilës i ka kërkuar që Greqia të ndalë sulmet dhe presionin ndaj Shqipërisë dhe të njohë çështjen came. Shqiptari ndër të tjera e falënderon komisionarin Hahn për qëndrimin e tij në lidhje me çështjen Çame. Ahmet Gjanaj në letrën e dërguar Hahn, e cilëson të papranueshëm presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë që të pranojë marrëveshjen e detit, varrezat dhe çështjet e tjera mes dy vendeve. Gjithashtu, Gjanaj thotë se shqiptarët janë të indinjuar për deklaratën luftënxitëse të Ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias ndaj Shqipërisë pak ditë më parë. Në fund të letrës së tij dërguar Hahn, ai kërkon që Europa të ushtrojë ndikim që Greqia të njohë çështjen Çame, të hiqet ligji i luftës, të lejohet kthimi i Çamëve në tokat e tyre dhe të mos përdoret shantazhi nga pala greke.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME AMBASADORET E AKREDITUAR NE TIRANE
Artikulli tjetërRAMA I DREJTOHET GREQISE:IKU KOHA QE FQINJI I PASUR I TREGONTE ARAT TE VARFRIT