Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ju ka bërë thirrje të gjithë studentëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së studentëve të Tiranës dhe Elbasanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se studentët sot protestojnë kundër pabarazisë, babëzisë dhe egoizmit qeveritar.
Ja postimi i Spahisë:
U bej thirrje studenteve te Shkodres dhe gjithe Shqiperise, te rinjve dhe te rejave te vendit tone, te mbeshtesin protesten e denje te studenteve per te drejtat e tyre, kunder babezise dhe arrogances se pushtetit qe po varferon dhe largon cdo dite shqipetaret nga vendi yne.
Jam i bindur qe studentet, si motorri per mbrojtjen e te drejtave dhe lirise kunder cdo tiranie, do triumfojne ne kauzen e tyre te drejte.