Deputetja e qarkut Shkodër Edona Bilali, në kuadër të ditës së personave me aftësi të kufizuar ka takuar kryetarin e kësaj shoqate në Shkodër, Saimir Ustabeqiri. Deputetja Bilali deklaroi se tashmë janë 19 biznese në Shkodër që mbështesin anëtarët e kësaj shoqate.