Deputetja e PS Edona Bilali në muajin e shenjtë të Ramazanit shtroi një iftar në oborrin e shtëpisë së saj për disa gra shkodrane. Deputetja Bilali në këtë muaj të madhërueshëm kërkoi më shumë solidaritet dhe përkrahje për familjet në nevojë ndërsa theksoi edhe forcën e gruas në shoqërinë shqiptare.
Një prej grave pjesëmarrëse në këtë iftar, Hidajete Kraja Muça, eksperte kontabël dhe sipërmarrëse falenderoi deputeten Bilali për këtë tryezë duke thënë se kjo ngrohtësi duhet të përhapet kudo në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në këtë iftar, gratë e pranishme shkëmbyen mendimet e tyre dhe bashkëndanë sakrificat në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.