Edi Rama ka dhunuar kushtetutën me zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, ndaj Partia Demokratike nuk do bëjë asnjë kompromis për këtë çështje. Kështu shprehet Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, e cila thotë se duke nisur nga janari opozita do të nisë protestat.
Sipas Metaliajt sot shqiptarët janë më të varfer se kurrë, e kjo ka ardhur nga politikat e gabuara të qeverisë Rama.
Zgjedhja e Kryeprokurores së përkoshme është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkelur kushtetutën për të kapur organin e akuzes në vendin tonë.