Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në Facebook ka folur mbi ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike në vend teksa deklaroi se kjo e fundit “është pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes pasi shqiptarët janë përballë një humnere financiare.”

Po ashtu Xhixho shkroi se “kjo situatë ka ardhur si pasojë e këtyre faktorëve dhe jo e luftës në Ukrainë apo e pasojave të saj që shiten si propagandë.”

Postimi i plotë:

Kriza energjetike në të cilën ndodhet vendi është pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes. Shqiptarët janë para një humnere financiare, drejt së cilës po i shtyn qeveria.
Nga 1 tetori:
👉 Për rreth 100 mijë familje, çmimi i energjisë elektrike do të rriten deri në 4 herë.
👉 Nga rritja do të preken 90% e bizneseve të vogla e të mesme, ndërsa 70% e tyre rrezikojnë të falimentojnë.
👉 Rritja e çmimit të energjisë do të rëndojë më shumë te shtresa e mesme.
Njësoj si kriza e çmimeve, edhe kriza e energjisë elektrike e ka zgjidhjen, por qeveria nuk ka prioritet ndihmën ndaj qytetarëve.
Nëse me 400 milionë euro e mbledhura nga taksat si pasojë e rritjes së çmimeve do të mbështeteshin qytetarët, efektet e krizës nuk do të ishin këto që shohim përditë.
➡️Ndaj propozimi i Konfindustrisë për ngritjen e fashës në 1200 KW duhet marrë parasysh urgjentisht.
Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i sektorit ka sjellë këtë gjendje ku jemi sot, as lufta, as pasojat e saj që shiten si propagandë.
Paratë janë, por ato shkojnë për PPP, koncesione dhe pagesa për inceneratorë fantazmë.
Koha e llogaridhënies ka ardhur!

Artikulli paraprakÇMIMET E QUMËSHTIT E NËNPRODUKTEVE TË TIJ DO TË RRITEN SËRISH, HOXHA: INDUSTRIA DREJT FALIMENTIT, TË PEZULLOHET PËRKOHËSISHT AKCIZA E SHTUAR E GAZIT
Artikulli tjetërBORDI “BËN LËMSH” ÇMIMET E NAFTËS, I RRIT KUR ULEN NË BURSA DHE I UL KUR RRITEN