Deputetja e PS për Qarkun Shkodër Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj në Star Plus Televizion. Deputetja socialiste deklaroi se Shqipëria nuk është e oligarkëve siç pretendon opozita duke e faktuar këtë me kohën kur ajo ish zëvendës kryeministre.
PS ka të siguruar mandatin e tretë shprehet deputetja Mesi në zgjedhjet Parlamentare të 2021 por më e rëndësishme se kaq është e ardhmja e Shqipërisë.
Madje socialistët janë një opozitë brenda vetes shprehet deputetja Mesi duke ulur totalisht Partinë Demokratike teksa nuk e sheh fare si kundërshtar politik.
Deputetja Mesi foli edhe për bashkinë Shkodër duke thënë se është keqmenaxhuar nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi por edhe kryebashkiak të tjerë të PD.
Deputetja e PS Senida Mesi iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të qytetarëve që dërguan përmes celularit në emisionin “Tonight” në Star Plus Televizion.