Një deputete shqiptare nga Kosova është rrezikuar mbrëmjen e djeshme nga një plumb qorr. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi përmes një postimi në Twitter.

Krasniqi shkruan se plumbi qorr ka depërtuar përmes dritares dhe është qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj. Krahas postimit deputetja ka vendosur edhe foton ku duket xhami me shenjën e plumbit qorr.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi.

Nuk dihet nëse ka qenë një sulm ndaj deputetes shqiptare, Vasfije Krasniqit.
SI.E./Shqiptarja.com

Artikulli paraprakFIFI EMOCIONON DONALDIN DHE MONIKËN: MEZI PO PRES ME TA NI ERËN. JA INFORMACIONI ‘I NDALUAR’ QË IU DHA BANORËVE
Artikulli tjetërÇMENDET SHKODRANI NË AMERIKË, QËLLON ME THIKË NËNËN E TIJ