Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas një takimi me të rinjtë në Shkodër e pyetur se çfarë do të bëjë nëse gjykata vendos që kryetar të jetë Sali Berisha deklaroi se PD është një parti që duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë nga e ardhmja.
Deputetja e PD e ka të qartë se me përçarjen në radhët e demokratëve rezultati në zgjedhjet vendore të 14 majit nuk mund të jetë i mirë ndërsa mohoi se kush ka një mendim ndryshe në PD mund të cilësohet i shitur tek Edi Rama.
Ndërkohë sa i përket konçensioneve të qeverisë, Tabaku tha se të gjitha janë korruptive.
Sa i përket takimit me të rinjtë në universitetin e Shkodrës, deputetja Tabaku në cilësinë edhe të kryetares së komisionit parlamentar të integrimit europian deklaroi se plaga më e madhe mbetet largimi I të rinjve ndërsa akuzoi qeverinë shqiptare se e ndaloi këtë proces për 8 vite me radhë.
Bashkë me Tabakun e pranishme në leksionin me studentët në Shkodër për procesin e integrimit europian ishte edhe zëvendëskryetarja e komisionit parlamentar Etilda Gjonaj. Të rinjtë drejtuan pyetje të ndryshme lidhur me këtë temë.