Dërgonin refugjatë në Angli, mes tyre një shqiptar

Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për grupin që transportonte ilegalisht refugjatë nga Italia për në Britani të Madhe. Kështu, janë 5 persona të cilët prokuroria i akuzon për trafik klandestinësh. Ata janë Occhioni Salvatore, Occhioni Ëilliam, Francesco Romano, shqiptari Ylli Kalemi dhe Pietro Giuseppe Montello. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se ky grup i pajiste refugjatët me dokumente false identiteti kundrejt shumave të parave. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre refugjatëve kanë qenë nga Shqipëria. Përveç Occhioni Salvatore që është në arrest me burg, të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrest shtëpie.

Artikulli paraprakTENTOI TË HYJË ME MAKINË MES NJERËZVE, ARRESTOHET TUNIZIANI
Artikulli tjetërHETIMET PËR GRABITËSIT, KONTROLL PASURIVE TË FAMILJARËVE