Ministria e Arsimit ka hapur aplikimet në portaline maturës shtetërore nga ato maturantë të viteve të kaluara që kanë përfunduar me sukses provimet e maturës por që për arsye të ndryshme nuk kanë vazhduar më tej studimet në universitet.
Aplikimet kanë nisur me 29 prill dhe do të mbyllen me 6 maj thotë specialistja e DAR Anila Puka. Ka një fluks të këtyre maturantëve që kanë kryer provimet vitet e kaluara gjatë këtyre ditëve. Kjo është një mundësi që i jepet maturantëve të viteve të kaluara të cilët nuk kanë mundur që të jenë pjesë e studimeve universitare dhe në rang kombëtar ka kërkesa të mëdha.