Keni menduar ndonjëherë për një ‘kufi maksimal’ për jetën njerëzore?

Jetëgjatësia mesatare e njerëzve së shpejti mund të arrijë mbi një shekull, sipas një studimi të fundit shkencëtarët kanë dalë në konkluzione se kufiri maksimal i jetëgjatësisë është 120 vite. Një studim i bërë kohët e fundit, parashikon se trupi mund të rikuperohet nga ngjarje stresuese për një maksimum prej 150 vitesh, duke vendosur kështu edhe një “kufi” për jetëgjatësinë e njerëzve. Ndonëse tingëllon e çuditshme, duhet thënë se tashmë ekziston një zbulim, sipas të cilit njerëzit në një të ardhme mund të jetojnë deri në 120 vjet e më shumë. Megjithatë, studiuesit besojnë se ky kufi mund të tejkalohet, pasi prej vitesh në të gjithë botën po kërkohet një “burimi rinie” dhe një mënyrë për të ngadalësuar apo edhe për ta ndalur plakjen.

Por, nëse të dhënat e studimit rezultojnë të sakta, të gjitha këto përpjekje do të ndalen te viti i 150-të, pavarësisht sesa efektiv mund të jenë procedurat e transplantit të fytyrës apo transfuzionit të gjakut. Pasi shkencëtaret janë shprehur se nëse nuk targeton humbjen e aftësive ripërtëritëse, çdo lloj ndërhyrjeje mjekësore është e destinuar të dështojë. Jetëgjatësia maksimale e njeriut, bazuar në këtë prirje, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të elasticitetit midis moshës 120 dhe 150 vjeç, që do të thotë, sugjerojnë ata, se askush nuk do të jetë në gjendje të jetojë më gjatë.

Studiuesit besojnë se fakti që jetëgjatësia maksimale e njeriut nuk po rritet me të njëjtin ritëm si jetëgjatësia mesatare, tregon se diçka e natyrshme në biologjinë tonë është në lojë. Kujtojmë se personi më i vjetër i regjistruar në botë që ka jetuar ndonjëherë, Jean Louise Calment, vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997.

Artikulli paraprak“LOKALET”/BARDH SPAHIA THIRRJE QYTETARËVE NË SHKODËR: DILNI MASIVISHT NË VOTIME
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: SHKODRA ËSHTË QYTETI I NJERËZVE PASIONANTË