Aplikimet për postin e kryeprokurorit të përkohshëm do të vijojnë deri nesër në orën 18:00. Ndërkohë kryeministri Rama përsëriti apelin drejtuar opozitës për të zgjedhur një emër me konsensus.
Edi Rama: “Përfitoj nga rasti t’i drejtohem përsëri ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë dhe të drejtën të zgjedhim Prokurorin e Përkohshëm, ashtu siç kishim të drjetën të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës dhe nuk e shfrytëzuam në emër të interesit kombëtar e publik, sot përsëri ne jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik të vëndit tonë që është në radhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave.
PS ka mbledhur grupin parlamentar te PS , paraditen e sotme.