91 fermerë në Shkodër dhe Malësi të Madhe janë kompensuar pas dëmeve të shkaktuara nga sëmundja e Dermatozës Nodulare. Me shpërndarjen e bërë në Malësi të Madhe ka përfunduar plotësisht zëvendësimi i gjedhit, ndërsa në Shkodër do të ketë edhe një fazë të dytë javët e ardhshme.
Mëngjesin e së mërkurës ka nisur kompensimi i lopëve të dëmtuara nga sëmundja e dermatozës nodulare në rrethet Malësi e Madhe dhe Shkodër. Në qytetin e Koplikut u shpërndanë 18 lopë dhe me këtë fazë përfundon plotësisht zhdëmtimi i parashikuar Fermerët që përfituan janë akoma skeptikë nëse këto lopë do të përshtaten me terrenin Malësi të Madhe… Ndërkohë, në rrethin e Shkodrës përfundoi vetëm faza e parë e komensimit të gjedhit, ku u shpërndanë 73 lopë të racës Xhers… Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ndoqi nga afër të gjithë ecurinë e procesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe, ndërsa kërkoi më tepër shpjegime nga drejtori i bujqësisë mbi mënyrën se si do të mbështeten fermerët për mbarështimin e lopëve të shpërndara… Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në të gjithë vendin janë 1100 krerë lopë të dëmtuara nga Dermatoza Nodulare. Kjo sëmundje u shfaq në vendin tonë në qershorin e vitit të kaluar, fillimisht në zonat kufitare, por që më pas u shpërnda në të gjithë territorin.