“Shërbimi i transportit urban në Shkodër me 28 prill do të ndalet përfundimisht, ditën kur në bashki do të diskutohet buxheti për 2016-ën.
Autobuzët nuk do të jenë në funksionim ashtu si çdo ditë”. Deklarata vjen nga drejtuesi i kompanisë së shërbimit të transportit urban në Shkodër Afrim Dërvishi i cili ende nuk ka gjetur asnjë zgjidhje me bashkinë Shkodër për disa kërkesa të tij. Dërvishi tregon edhe arsyet se përsa do ta bllokojë funksionimin e shërbimit të transportit urban. Idesë se bashkia Shkodër mund të nisë një kontroll apo procedim ndaj kompanisë që disponon autobuzët, Dërvishi nuk i trembet aspak. Edhe më parë kompania e shërbimit të transportit urban bojkotoi për disa orë autobuzët duke i rikthyer me shpresën se do të gjehet një zgjidhje, gjë e cila nuk ka ndodhur.