Didier Deschamps nuk arriti të fitojë me Shqipërinë në miqësoret e fundit dhe kjo bën të mendojë se është një kundërshtar i fortë.
Megjithtë trajneri i Francës dëshiron vetëm fitore në sfidat e grupit. Didier Deschamps, Trajner i Francës: “Është një ekip i mirëorganizuar, mbrohen mirë dhe kundërsulmet janë të shpejta. Ata shkojnë deri në fund të sfidës edhe pse shpenzojnë shumë energji. Shqipëria mund të na krijojë vështirësi. Por ne duam të fitojmë këtë ndeshje dhe të ardhshme kundër Zvicrës për ta mbyllur në vendin e parë”. Deschamps nuk komentoi gjatë mundësinë e lënies në stol të Pogba dhe Griezmann duke i mëshuar idesë se e rëndësishme është të fitojnë. Franca e nisi me sukses ndaj Rumanisë, “Euro 2016”.