Dëshmitarët që panë nga afër sulmin në Stokholm, kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar.
Jan Granoth, ka thënë se ndërkohë që po qëndronte në një dyqan ka dëgjuar zërat e njerëzve të frikësuar. “Isha brenda në një dyqan këpucësh dhe dëgjova diçka. U ktheva me pamje nga jashtë dhe pashë kamionin e madh që kishte shtypur disa persona”, ka thënë ai. Një dëshmitare tjetër, Anna përshkruan se si iknin njerëzit që të mos goditeshin nga automjeti. “Pashë qindra njerëz duke vrapuar për ta shpëtuar jetën e tyre. Ishte e tmerrshem”, tha ajo. “Ne ishim 100 apo 200 metra larg duke ngrënë drek, kur pamë disa makina të emergjencës radhazi që vinin aty afër. Dola nga lokali dhe e pashë kamionin, dhe një trup të pajetë afër tij. Ishte e mbuluar me një batanije”, ka thënë një gazetar për The Sun.